Ndërlidhjet

KIJEV


Dy hetime janë duke u zhvilluar në Ukrainë për të përcaktuar mënyrën e helmimit të kandidatit opozitar për president Viktor Yushchenko.
Komisioni parlamentar pritet që të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rastin, ndërsa prokurori i përgjithshëm Svetoslav Piskun po kryeson hetime kriminale.
Kryetari i Parlamentit Vladimir Lytvyn ka kërkuar që skandali i helmimit të mbahet larg nga fushata elektorale.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kane hedhur poshtë akuzat se po ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Ukrainës duke financuar fushatën e Yushchenkos.
"Do ta bëjmë edhe njëherë të qartë pozicionin tonë- ne nuk e favorizojmë asnjë kandidat në fushatë. Interesi ynë është që të shohim se po përfiton demokracia", iu ka përgjgjur akuzave të kryeministrit Yanukovich, zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit Richard Boucher.
XS
SM
MD
LG