Pjesa e sotme e samitit të liderëve të Bashkimit Evropian filloi me vonesë për shkak të një varg takimesh të liderëve të BE-së me zyrtarët e Kombeve të Bashkuara, kushtuar zgjidhjes së çështjes së Qipros. Pas këtyre takimeve, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan deklatroi se është i gatshëm që të ndërmjetësoj në zgjidhjen e çështjes së Qipros, nëse këtë gjë e kërkojnë pala greke dhe ajo turke në Qipro. Zoti Annan mëtutje tha se shpreson se Bashkimi Evropian dhe Turqia do të jenë në gjendje që ti kapërcejnë dallimet lidhur me këtë çështje, që nga Ankaraja është cilësuar si problem i madh në pranimin e ofertës së Bashkimit Evropian për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në muajin tetor të vitit të ardhshëm. Kusht i Bashkimit Evropian është që Turqia ta njohë Qipron.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.