Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

JERUSALEM


Lideri palestinez Mahmud Abas tha sot se konferenca e planifikuar në Londër vitin e ardhshëm do të jetë hapi i parë për të arritur procesin e paqes me Izralin.
Abbas bëri këto komente pas takimit me kryeministrin britanik Tony Blair në Ramallah.
Blair ka thënë se planifikon të mbajë një konferencë ndërkombëtare në Londër, mbi zbatimin e reformave sociale, politike dhe të sigurisë brenda Autoritetit Palestinez. Kryemnistri britanik tha kështu në Jerusalem në një konferencë të përbashkët me kryeministrin izraelit Ariel Sharon.
"Ajo që sot shpresoj, është që pala palestineze të shohë se jemi të gatshëm të ndihmojmë që të merren masat e duhura për t'i dhënë mundësinë paqes", tha Blair.
Ariel Sharon ka mirëpritur konferencën por ka thënë se Izraeli nuk do të marrë pjesë pasi në fokus të saj do jenë reformat palestineze.
XS
SM
MD
LG