"Washington Post" (M. Abramovic/H. Hurlburt)
Në kuadër të planeve të presidentit amerikan, George Bush, për vitin e ardhshëm për rindërtimin e raporteve me aleatët evropianë, Kosova do të ishte një vend i mirë për ta filluar një proces të këtillë. Kosova po shndërrohet në një vend të rrezikshëm, duke marrë parasyshë paqartësitë mbi të ardhmen e saj, pamundësinë e Misionit të Kombeve të Bashkuara që të nxisë zhvillimin ekonomik dhe jogatishmërinë e këtij Misioni që, edhe përkundër një serie zgjedhjesh demokratike, t’i japë Qeverisë së Kosovës më shumë pushtet. Në të njejtën kohë, situata aktuale në Serbi gjithashtu është duke u përkeqësuar. Zgjedhjet e fundit atje kanë mundësuar përfitime për nacionalistët ekstremë dhe kanë prodhuar një qeveri e cila memzi funksionon. Udhëheqësit kryesorë atje kanë frikë ta pranojnë publikisht pavarësinë e Kosovës, ndonëse privatisht ata janë të vetëdijshëm se 2 milionë shqiptarët e Kosovës do ta bënin Serbinë një shtet të pashpresë. Gazeta shkruan se gjithnjë e më shumë janë duke u shtuar shqetësimet se indiferenca e komunitetit ndërkombëtar dhe ndasitë brenda këtij komuniteti mund të sjellin rezultate të padëshirueshme në pranverën e vitit të ardhshëm: protesta massive, trysni mbi politikanët në Kosovë që të përshpejtojnë procesin e pavarësisë dhe përpjekje të njerëzve të caktuar që të shfrytëzojnë forcën për të realizuar qëllimet e tyre. Udhëheqësit në Beograd ndërkaq e shohin një dhunë të këtillë si një projekt për ndarjen e Kosovës dhe ata do të mund të shfrytëzonin provokimin si mjet për të çuar cështjet e tyre përpara. Mirëpo, një gjë e këtillë do të ishte tragjike për qytetarët e Kosovës, një turp i madh për Perëndimin dhe do të kishte ndikim në situatën e brishtë në Maqedoni, e madje edhe në Serbi. Situata aktuale është rezultat i drejtpërdrejtë i komoditetit në Washington, New York dhe kryeqendrat evropiane. Që prej vitit 1999, të gjitha palët kanë shpresuar se një zgjidhje mund të dalë në sipërfaqe dhe kur kjo nuk ndodhi, ata adoptuan një administratë neokolonialiste mbi Kosovën dhe ngarkuan qytetarët e saj me standarde të dëshirueshme, por joreale, duke u ofruar zhvillim të ulët ekonomik dhe pothuajse asnjë arsye për të shpresuar mbi një zgjidhje të përhershme. Pikërisht për këtë arsye, Shtetet e Bashkuara kanë shpallur vitin 2005 si periudhë për fillimin e zgjidhjes së statusit politik të Kosovës. Zgjidhja duhet të drejtohet nga pavarësia, të ofrojë mbrojtje për popullatën serbe në Kosovë dhe t’i ofrojë Serbisë një rrugëtim të përshpejtuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian pasi të jetë zgjidhur problemi i Kosovës. Çdo zgjidhje gjithashtu do të duhej të nënkuptonte praninë e ushtarëve ndërkombëtarë dhe vëzhgim të kujdesshëm të situatës për disa vjetë me rradhë. Edhe procesi që do të cojë deri tek kjo zgjidhje do të jetë i vështirë; gjatë këtij rrugëtimi Kosova dhe Serbia padyshim se duhet të ulen dhe të bisedojnë; zgjidhja duhet të kalojë edhe nëpër Këshillin e Sigurimit i cili ka një obsesion mbi sovranitetin dhe në fund akti final do të mund të shpallej nëpërmjet një konference ndërkombëtare. Prania e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës në Ballkan simbolizon përkushtimin e NATO-s për të mbrojtur interesat dhe vlerat e vendeve anëtare. Por, nëse Shtetet e Bashkuara dhe Evropa nuk mund të punojnë më për së afërmi në mes vete për të zgjidhur konfliktet në Evropë, atëherë si mendojnë t’i zgjidhin konliktet e mëdha që ndodhin jashtë kufijve të Evropës? Presidenti amerikan George Bush duhet të punojë me aleatët evropianë për ta zjidhur problemin e Kosovës në vitin që po vjen.