Ndërlidhjet

KIJEV


Në Ukrainë po rrjedh rivotimi për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Të dy kandidatët Viktor Yushchenko dhe Viktor Yanukovich hodhën votat e tyre në Kijev.
Opozitari Yushchenko tha se është i sigurt se sot do të fitojë demokracia e Ukrainës:
"Gjëja kryesore është që të fitojë populli. Duke ardhur në qendrën e votimit mendoja se miliona njerëz dëshiruan ta shohin Ukrainën sic është sot. Ajo që ndodhi këto 30 ditë ishte synimi i parardhesve tane", tha Yushchenko.
Yanukovich ka thënë se ai votoi për të ardhmen e popullit të Ukrainës:
"Pres nga populli i Ukrainës që të marrin vendimin e duhur. Unë votova për të ardhmen e Ukrainës dhe të ardhmen e popullit të Ukrainës", tha Yanukovich.
Kryeministri Yanukovich zyrtarisht i fitoi zgjedhjet në 21 nëntor, por pas disa javësh të protestave të opozitës, Gjykata Supreme e Ukrainës i shpalli votimet të pavlefshme.
Zgjedhjet i ndjekin rreth 12 mijë vëzhgues të huaj.
XS
SM
MD
LG