Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian ka kritikuar ashpër qeverinë jugosllave për bashkëpunimin e pamjaftueshëm me Gjykatën e krimeve të luftës në Hagë.
Kritikat u bënë publike në deklaratën e përbashkët të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, që u takuan gjatë ditës në Bruksel.
Njëherësh kërkohej dhe prej vendeve të tjera ballkanike të dorëzonin në Hagë të akuzuarit që gjendeshin në territoret e këtyre vendeve.
Bashkëpunimi me Gjykatën e Hagës do të jetë drejtpërdrejti i ndërlidhur me integrimin e këtyre vendeve në BE.
Ndërkaq Komisioni Evropian ka njoftuar se do mbështesë anëtarësimin e Kroacisë në Bashkim brenda pesë viteve të ardhshme.
XS
SM
MD
LG