Ndërlidhjet

PARIS/MOSKË/BERLIN


Presidenti franzez, Jacques Chirac po përpiqet të bindë anëtarët e Këshillit të Sigurimit që të thrrasin një samit emergjent për krizën irakiane.
Zyra e tij përsëriti rrefuzimin e projekt rezolutës që i jep Irakut afat të fundit deri në 17 mars që të çarmatoset plotësishtë apo të ballafqohet me aksion ushtarak.
Në deklaratë thuhet se "rezoluta ultimatum është e papranueshme".
Në Moskë, zëvendës ministri i jashtëm rus, Yuri Fedetov tha se Rusia do të bëjë "gjithçka që mundet" për të blokuar kalimin e projekt rezolutës në Këshillin e Sigurimit.
Në Berlin, presidenti gjerman , Johannes Rau përsëriti qëndrimin anti-lufte të Gjermanisë, duke thënë se çfarëdo zgjidhje e krizës irakiane është më e mirë se lufta.
XS
SM
MD
LG