Ndërlidhjet

STRASBURG


Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, në fjalën e tij para Parlamentit Evropian, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të ndihmojë vendet ballkanike në realizimin e reformave që do të përshpejtonin anëtarësinë e tyre në BE.
"Do të ishte gabim thjesht të shikohej sa sa punë mbetet ende për të bërë, në vend të lëvizjes përpara jo vetëm të Maqedonisë, por të gjithë rajonit drejt një pike zhvillimi, e cila siguron pakthyeshmërinë pas", tha Trajkovski.
Ndërkaq presidenti i parlamentit Evropian, Pat Cox, mbi ecurinë e Maqedonisë ka thënë:
"Në një kohë kur është përshtypja se Evropa ka dështuar me krizën në Irak, ne shohim tek Maqedonia një sukses të politikës së përbashkët evropiane të sigurisë që është në formim e sipër."
XS
SM
MD
LG