Ndërlidhjet

JERUSALEM


Grupi militant Brigadat e Martirëve Al Aksa mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës me bomba në një stacion hekurudhor në Tel Aviv që la të vdekur dy persona, bashkë me sulmuesin, dhe nëntë të plagosur.
Qeveria izraelite shpreson se qeveria e re palestineze do të angazhohet që të ndërpriten sulmet kundër Izraelit.
"Izraeli ka marrë shumë alarmime për sulme të këtij lloji, por ne shpresojmë se çafrëdo qeverie e re palestineze që do të inaugurohet javën e ardhëshme do të bëjë përpjekje vendimtare në terren për t'a bërë të sigurtë se nuk do të tentohen më sulme të këtilla", ka thënë Dore Gold, këshilltar i kryeministrit izraelit.
XS
SM
MD
LG