Ndërlidhjet

PRAGË


Republika Çeke i pagoi sot rreth 354 milionë dollarë multi-milionerit amerikan, Ronald Lauder pasi një gjykatë ndërkombëtare gjeti se qeveria çeke kishte dështuar të mbrojë investimet e Lauderit në kanalin më të popullarizuar televiziv të vendit, TV Nova.
Kryeministri Vladimir Spidla njoftoi se shuma, të cilën ai e quajti ''astronomike'', është paguar ndonëse arka e shtetit është e ngarkuar me borxhe.
Lauder kishte hedhur në gjyq qvereinë çeke sepse i kishte lejuar partnerit të tij të biznesit, çekut Vladimir Zelezny që të shkelë kontratat legale duke i shkaktuar atij humbje finansiare.
XS
SM
MD
LG