Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian ''sërish theksojnë se të gjitha palët në Kosovë duhet t'i shmangen çdo akti të njëanshëm që rrezikon stabilitetin në rajon dhe qëllimet e ndërtimit të Kosovës demokratike dhe multi-etnike, në pajtim me obligimet nga rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit'', thuhet në projekt konkludimet nga takimi i sotëm në Bruksel.
Ministrat thonë se ''rezoluta e Kuvendit të Kosovës për ''Vlerat e luftës'' e miratuar në 15 maj, futë përçarje dhe asgjësonë procesin e pajtimit''.
Shefat e diplomacisë së BE-së ''sërish theksojnë besnikërinë ndaj politikës ''standardet para statusit'', thuhet veç tjerash në projekt-konkludimet e takimit ku është biseduar edhe për Kosovën.
XS
SM
MD
LG