Ndërlidhjet

AKABA – JORDANI


Presidenti amerikan, George Bush, ka thënë se mbështet fuqishëm krijimin e një shteti të lirë palestinez, si dhe mbetet i angazhuar për sigurinë e Izraelit si shtet hebrej.
"Rruga që kemi nisur është e vështirë, por nuk ka zgjidhje tjetër. Asnjë udhëheqës i ndërgjegjshëm nuk mund të pranojë muaj dhe vite të tjera të keqtrajtimeve, vrasjeve dhe zisë. Dhe këta udhëheqës të ndërgjegjshëm e bënë deklarimin e tyre sot për paqen. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara dhe nëse të dyja palët plotësojnë angazhimet e di se paqja do të vijë", tha Bush.
Këto deklarata presidenti amerikan i ka bërë me rastin e takimit në Akaba, Jordani, me kryeministrin palestinez, Mahmud Abaz dhe atë izraelit, Ariel Sharon.
Bush ka pohuar se në këtë takim është shënuar përparim i dukshëm.
Nga ana e tij kreu i qeverisë izraelite ka deklaruar se do të fillojë heqjen e të gjitha vendbanimeve hebreje të pautorizuara.
Ndërsa kryeministri palestinez, Abas, ka shprehur mbështetjen e tij për t'i dhënë fund kryengritjes së armatosur kundër pushtimit izraelit.
XS
SM
MD
LG