Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara i kanë hedhur poshtë duke i quajtur "fyese" akuzat se administrata e Bushit i ka zmadhuar kërcënimet nga armët e Irakut për shkatërrim në masë.
Sekretari i shtetit Colin Powell dhe Këshilltarja për Siguri Kombëtare Condoleezza Rice u kanë deklaruar rrjetave televizive se kishte konsenzus të plotë në radhët e shërbimit të inteligjencës, se Iraku kishte armë të shkatërrimit në masë.
Powell i tha CNN-it se regjimi i përmbysur i Irakut ishte mjeshtër i mashtrimit.
XS
SM
MD
LG