Ibrahim Rexhepi, Prishtinë
Guardia Di Finanzia paksa në mënyrë spektakulare e identifikoi praninë e vet në Kosovë. Me bastisjen e zyrës dhe shtëpisë së drejtoreshës së Telekomit, zonjës Leme Xhema, që pasoi edhe me suspendimin e saj nga ky post, kjo polici financiare tregoi tërë forcën që ka.
Guardia Di Finanzia ka disa muaj që bën hetime në Kosovë. Ajo këtu erdhi me kërkesën e zyrtarëve më të lartë të UNMIK-ut, përfshirë këtu edhe vetë kryeadministratorin Steiner. Qëllimi i saj është që të identifikojë vatrat e korrupsionit dhe të abuzimeve materiale.
Ndërkaq, dyshimet më të mëdha gjithmonë janë vënë në ndërmarrjet e mëdha publike, siç është ajo e energjetikës, aeroporti, telekomi, por edhe doganat.
Njësiti i ardhur nga Italia ka disa muaj që po punon në Kosovë. Mirëpo, nuk ka pasur asnjë deklaratë se ku ka filluar punën dhe çfarë kërkon konkretisht. Të martën, paksa në mënyrë spektakulare, ky njësit dëshmoi se mund të merret edhe me njerëzit, të cilët në Kosovë cilësoheshin si të paprekshëm. Hyrja e paparalajmëruar në shtëpinë dhe zyrën e drejtoreshës Leme Xhema, konfiskimi i shumë dokumenteve dhe i kompjuterave, sikur ishte një paralajmërim për pushtimin e kalasë. Më vonë pasoi edhe suspendimi i përkohshëm i drejtoreshës, gjë që do të thotë se këtu mund të priten edhe ngjarje të tjera mjaft të bujshme.
Nëse diçka e ngjashme do të kishte ndodhur në ndonjë ndërmarrje tjetër publike në Kosovë, nuk do të kishte jehonën e ngjarjes në Postë Telekomin e Kosovës. Drejtoresha e ndërmarrjes me fuqi më të madhe financiare në Kosovë, sikur kishte krijuar kultin e paprekshmërisë.
Sadoqë një kohë të gjatë është folur për skandale, për korrupsion dhe për menaxhim të dobët, asgjë nuk është mundur të dëshmohej. Telekomi ishte i mbyllur për mediat, por ka ndodhur që të mos ua hapë derën as zyrtarëve të zyrës së Prokurimit. Thënë kushtimisht, çelësat i mbante zonja Xhema. Ajo nuk shqetësohej para presioneve të mëdha që vinin nga mediat, por as nga Qeveria e Kosovës. Madje, në këtë rrëmujë, si formën më të mirë të luftës e kishte zgjedhur heshtjen. Kjo më shumë dëshmonte injorancën ndaj të gjithë atyre që merreshin me Postë Telekomin.
Është herët të flitet konkretisht se çfarë ka zbuluar Guardia Di Finanzia gjatë hetimeve në Telekomin e Kosovës. Por, nëse dëshmohet vetëm gjysma e asaj që është thënë dhe është shkruar, atëherë këtu do të ketë shumë skandale.
Së pari, që para shumë kohësh, ishin vënë në dyshim relacionet afariste ndërmjet Postës dhe Telekomit të Kosovës me Monaco Telekomin. Ndoshta jo për faktin se ato kanë qenë skandaloze, por asnjëherë nuk është folur për to në mënyrë komplete dhe të saktë.
Dyshimi i parë ka lindur duke përcjellë mënyrën se si janë shitur në Kosovë numrat e telefonisë celulare. Qarkullimi i tyre është bërë në rrugë, por me një çmim dy deri tre herë më të lartë se ai zyrtar. Megjithatë, që të gjitha numrat kishin dalë nga sportelet e PTK-së. Realisht, kompania nga Monaco nuk mund të jetë përgjegjëse për këtë biznes, mirëpo, dikush nga Telekomi i Kosovës në këtë mënyrë ka realizuar përfitime të mëdha.
Zonja Xhema shpesh është mbrojtur duke thënë se shesin shërbimet e tyre, kurse keqpërdorimi i kartelave jashtë ndërtesës së Postës nuk është kompetencë e saj. Njëkohësisht, kreu i kësaj ndërmarrje akuzohet edhe për lidhje të shumë kontratave të dyshimta për zhvillimin e telefonisë celulare dhe të internetit, derdhje të kapitalit në ndërmarrje private në forma të pazakonshme në biznes, sigurim të automjeteve në një kompani ku ishte i punësuar bashkëshorti i drejtoreshës, dhe ku ajo vetë ishte kryetare e Bordit.
Për të gjitha këto fjalën e fundit do ta thotë Guardia di Finanzia.
Agencia Kosovare e Mirëbesimit duke u arsyetuar me hetimet nuk është prononcuar rreth këtyre dyshimeve. Në këtë mënyrë është krijuar bindja se zonja Leme Xhema ka krijuar një mbulesë nga ndërkombëtarët.
Ish - përgjegjësi për ekonomi në Kosovë, ambasadori Andy Bearpark kishte deklaruar se do të hetohet biznesi i PTK-së, ndërsa Guardia di Finanzia në këtë kompani hyri vetëm katër ditë pas largimit të tij nga Kosova.
Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës në këtë rast nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi, meqenëse nuk ka pasur ingerenca ndaj PTK-së. Madje edhe kur ka kërkuar ndonjë raport ajo është injoruar, ose i është thënë që raportet duhet të merren nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit, e cila ka kompetenca mbi kompaninë më të madhe në vend, Postë Telekomin e Kosovës.