Zyrtarë të trupave mbrojtëse të Kosovës, thonë se kanë marrë premtime nga sekretari i përgjithshëm i Natos, George Robertson dhe nga ambasadorët e 19 vendeve anëtare të aleanacës, se TMK-ja do të vazhdoj të mbështetet nga Natoja, informon agjencia KosovaLive. Zëdhënsi Shemsi Syla ka deklaruar se gjatë takimit me komandantin e TMK-së, Agim Çeku, zoti Robertson ka kërkuar që në trupat mbrojtëse të mos lejohet depërtimi i personave që u përkasin grupeve ekstremiste.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.