Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretari i Jashtëm britanik Jack Straw sot sërish e mbrojti pjesëmarrjen e Britanisë në luftën në Irak, duke i hedhur poshtë akuzat se raportet e inteligjencës ishin të mbivlerësuara.
Straw tha se informatat e inteligjencës konfirmuan se Iraku kishte kapacitete për programet e armëve biologjike dhe kimike.
"Shumë shpresoj se do të gjejmë dëshmi konfirmuese rreth mundësive biologjike dhe kimike të Saddamit, dhe planeve bërthamore të tij. Por, gjetëm apo jo, vendimi i 18 marsit për aksionin ushtarak ishte i justifikuar", tha Straw.
XS
SM
MD
LG