Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti Ibrahim Rugova në një mesazh drjetuar popullit të Kosovës me rastin 2 korrikut, kur prara 13 vitesh u shpall Deklarata e pavarësisë, thotë se ajo është datë e rëndësishme sepse u vunë themelet e shtetit modern të Kosovës dhe sërish ka kërkuar njohjen formale të pavarësisë së saj.
Për katër vite në liri Kosova ka bërë një progres të madh në të gjitha fushat e jetës, ka theksuar presidenti Rugova në mesazhin e tij, duke shtruar si objektiv qendror përshpejtimin e integrimit të saj në Bashkimin Evropian dhe në NATO, miqësinë e përherëshme me Shtetet e Bashkuara dhe zhvillimin ekonomik.
XS
SM
MD
LG