Ndërlidhjet

XHAKARTA


Nga shpërthimi i një bombe të fuqishme pranë hotelit Marriott në pronësi amerikane në qendër të Xhakartës janë vrarë së paku 13 njerës, në mesin e të cilëve një holandez, kurse mbi 149 janë plagosur, bashkë me së paku 10 shtetas të jashtëm.
Zyrtarët e Indonezisë thanë se shpërthimi ishte ''një akt i qartë terrorizmi'' i bërë me gjasë nga bombardues vetëvrasës dhe se sulmi mund të kishte për cak interesat e Shteteve të Bashkuara në ate vend.
Askush nuk mori përgjegjësinë për sulmin, që u dënua nga Shtetet e Bashkuara, Filipinet, Australia, dhe Gjermania.
XS
SM
MD
LG