Ndërlidhjet

NJU JORK


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë e cila ''përshëndet'' themilimin e Këshillit të përkohëshëm qeveritar irakian të formuar nga Shtetet e Bashkuara, por nuk e njeh formalisht ate këshill.
Rezoluta e miratuar me 14 vota pro dhe me abstenimin e Sirisë, gjithashtu vendosë edhe për themelimin e një Misioni Asistues të Kombeve të Bashkuara për Irakun për periudhë fillestare 12 muajshe, sikurse ishte propozuar nga sekretari i përgjithëshëm , Kofi Annan.
Zyrtarët amerikanë dhe të Kombeve të Bashkuara shpresojnë se rezoluta do të shpie në pjesëmarrje më të gjërë të bashkësisë ndërkombëtare në përpjekjet për rindërtim të Irakut të administruar nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG