NEW YORK TIMES
Të shtënat në ngjarjen tragjike në Gorazhdevc në mes të gushtit, kur u vranë dy të rinj serbë, sërish e riaktualizuan çështjen se edhe sa gjatë, Kosova mund të mbetet në harresë. Ajo tani është protektorat ndërkombëtar për të cilin Serbia ende pretendon, kurse popullata shumicë shqiptare ende është larg pavarësisë.
Katër vjet pas përfundimit të fushatës ajrore të NATO-s kundër Serbisë, Kosova mbetet e ndarë ndërmjet serbëve etnikë, të cilët njëherë e sundonin vendin, dhe shumicës shqiptare, e cila tani vendin e sundon nën mbikqyrjen e Kombeve të Bashkuara.
Vrasjet u bënë një orë pas arritjes së shefit të ri të UNMIK-ut. Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara ka thënë se incidenti kishte për qëllim ta ngritë çështjen e statusit final të Kosovës në krye të agjendës. Opcionet janë të qarta: pavarësia për shqiptarët shumicë, një formë e unionit të lirshëm me Serbinë, ndarja e enklavave serbe dhe bashkangjitja e tyre me Serbinë apo formimin e një pjese autonome në Kosovë, ose kujdestaria e vazhdueshme ndërkombëtare e Kosovës.
Problemi është se asnjëra nga këto zgjidhje nuk i kënaq të gjithë, ndërsa ripërkufizimi i kufinjve mund të shkaktojë ndryshimin e kufinjve edhe gjetkë në Ballkan.
"Unë e dij se çfarë është e pamundur, por nuk e dij se çfarë është e mundur", ka thënë analisti Shkelzen Maliqi, drejtor i Qendrës për Studime Humanitare. "E pamundur është që Kosova të kthehet prapë në Serbi", ka thënë Maliqi.
Kombet e Bashkuara pohojnë se para përcaktimit të statusit final të Kosovës, shqiptarët dhe serbët duhet të tregohen të aftë të qeverisin një vend paqësor, ligjor dhe shumë-etnik. Fraza kryesore është standardet para statusit.
Por kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi ka thënë se kjo thjesht nuk mund të funksionojë. Ai e dëshiron pavarësinë. Njerëzit do të kthehen kundër qeverisë dhe do ti mbështesin ekstremistët nëse nuk luftohet varfëria dhe zvoglohet papunësia, ka thënë ai.
"Mund të presim shpërthim social nëse nuk ka shpersë ekonomike. Askush nuk mund të vazhdojë me status quo-në. Opcioni i vetëm real është pavarësia", ka thënë kryeministri i Kosovës, i cili rrënjët e problemit i sheh te dështimi i policisë ndërkombëtare për t'i zgjidhur krimet e mëdha të dhunës etnike, dhe te Kombet e Bashkuara që nuk i lejojnë Kosovës të bëjë hapa përpara drejt vetëqeverisjes.
Kombet e Bashkuara po e reduktojnë praninë e tyre, duke e zvogluar kontingjentin ushtarak, kryesisht atë amerikan. Por Rexhepi thotë se kjo vetëm mund të sjellë konflikte tjera.
"Strategjia e daljes nuk mjafton pa statusin final. Neve na nevoitet prania e trupave të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Jo në numër të madh, por të qëndrojnë në Kosovë 10 apo 20 vjet", ka thënë Bajram Rexhepi.
Në të vërtetë, Kombet e Bashkuara kanë shënuar sukses në kthimin prapë të serbëve në Kosovë. Por ngjarja në Gorazhdevc i bën disa serbë të mendojnë t'i mbledhin plaçkat, ka thënë Alistair Livingston nga OSBE-ja, i cili punon me personat që kthehen.
Tani në Gorazhdevc, serbët lokalë jetojnë të mbrojtur nga ushtarët italianë dhe policia e Kosovës. Nga ana tjetër, në Serbi, ku papunësia është mbi 40 %, ndërsa vendi ende nuk e merr veten nga dekada e luftërave ballkanike, serbët e Kosovës askush nuk i do.