Ndërlidhjet

HAGË


Masakra e Srebrenicës e vitit 1995, në të cilën u vranë mbi 7500 boshnjakë, ishte e planifikuar me kujdes kohë përpara se të ndodhte.
Kështu ka deklaruar në gjyqin ndaj dy oficerëve serbë ish ushtaraku serb i Bosnjës, Momir Nikoliq. Ky i fundit ka deklaruar se shefat e tij në ushtrinë e serbëve të Bosnjës i kishin thënë Nikoliqit se meshkujt boshnjakë duhet të ndaheshin nga gratë dhe të vriteshin.
Edhe vetë Nikoliq është i akuzuar në Hagë për krime kundër njerëzimit.
XS
SM
MD
LG