Zijadin Gashi, Prishtinë
Kuvendi i Kosovës nuk do të deklarohet në lidhje me bisedimet teknike me Beogradin as këtë të enjte, ka vendosur sot kryesia e këtij institucioni. Deputetët kosovarë në kryesinë e Kuvendit, thanë sot se shkuarja eventuale e ndonjë delegacioni nga Prishtina në Vjenë do të ishte anashkalim i institucionit më të lartë, pasi sipas tyre, grupet parlamentare nuk kanë arritur ndonjë konsensus për të dalë me ndonjë qëndrim të përbashkët, kështu që vazhdimi i debatit në lidhje me bisedimet me Beogradin, sipas anëtarëve të kryesisë, do të ishte vetëm përsëritje e seancës së fundit plenare. Hydajet Hyseni, deputet i PDK-së në kryesi, tha se çështja e dialogut me Beogradin mbeti e aty ky ishte edhe para një jave:
“U shtrua edhe çështja e vazhdimit të debatit të papërfunduar nga seanca e mëparshme, gjë për të cilën nuk pati qëndrime të njejta dhe çështja mbeti ashtu siq ishte e mbyllur. Një përfundim pa përfundim”, tha Hyseni.
Ndërsa deputeti i AAK-së Bajram Kosumi, ka pohuar se shkuarja eventuale e ndonjë përfaqësuesi të Kosovës në bisedimet me Beogradin në Vjenë, pa një miratim paraprak të Kuvendit, do të ishte një gabim i madh:
“Ai do të ishte gabimi më i madh që do të bënin politikanët, kushdo qoftë ai që do të shkojë ashtu. Kuvendi e ka thënë të vetën, qeveria ka kërkuar nga Kuvendi, dhe se Kuvendi ka thënë se nuk ka dialog në këto rrethana, pa i kryer punët që janë këtu te ne, do të thotë, bartjen e kompetencave dhe garancat për procesin dhe për statusin final të Kosovës. Këto janë dy pikat kyçe që i ka thënë Kuvendi dhe mendoj se edhe politikanët duhet t'a respektojnë këtë vendim të Kuvendit”, tha Kosumi.
Deputeti Kosumi, tha se shkuarja e dikujt në Vjenë pa miratimin e Kuvendit do të nënkuptonte që ai lider politik që shkon atje, t’i mbajë vetë përgjegjësitë për një vendim të tillë. Ndërsa deputetët e LDK-së në kryesi, nuk janë prononcuar, deputeti Hydajet Hyseni, tha në vazhdim se liderët kosovarë mund të bëjnë përpjekje që t’i ofrojnë qëndrimet ndërmjet partive politike, sepse angazhimet e tilla sipas tij, do t’i ndihmonin institucionet që të marrin vendime adekuate, mirëpo shtoi ai, liderët nuk mund t’i anashkalojnë institucionet e Kosovës:
“Në asnjë mënyrë nuk do të duhej kjo të anashkalonte institucionet dhe sidomos ta anashkalonte Kuvendin e Kosovës. Kemi pasur ne një përvojë kur është anashkaluar Kuvendi i Kosovës dhe kjo pastaj ka dëmtuar jo vetëm institucionet, por edhe vetë procesin dhe nuk besoj se do të duhej të lejohej një gjë e tillë, një praktikë e tillë”, tha Hyseni.
Deputeti Hydajet Hyseni tha gjithashtu se Kosova mund të humbë nëse nuk shkon në Vjenë, por nëse shkon tha ai, kjo do të ishte një humbje edhe më e madhe, sepse sipas Hysenit, shkuarja në Vjenë pa kompletimin e qeverisë dhe në mungesë të kompetencave do të ishte një disfatë edhe më e madhe për Kosovën.
Duke e hequr nga rendi i ditës marrjen e qëndrimin nga ana e Kuvendit për bisedimet me Beogradin, përkundër kundërshtimeve, ky institucion sikur ua ka lënë liderëve kosovarë që të vendosin vetë nëse do të shkojnë në takimin e parë me Beogradin në Vjenë apo jo. Përmes një komunikate me shkrim, kabineti i kryeparlamentarit Nexhat Daci, është shprehur në favor të dialogut. Në këtë komunikatë thuhet se nëse ndërkohë liderët kosovarë merren vesh rreth përfaqësimit të Kosovës në dialogun me Beogradin, atëherë Kuvendi me unanimitet do t'a miratojë vendimin e tyre.