Rrahman Paçarizi, Prishtinë
Parlamenti i Kosovës nuk ka miratuar sot kërkesën e grupit parlamentar të PDK-së, për të diskutuar dhe për të marrë një qëndrim lidhur me pjesëmarrjen apo jo të delegacionit të Kosovës në bisedat teknike me Beogradin, që është thënë se do të fillojnë më 14 tetor në Vjenë. Në të vërtetë, në mbledhjen e saj të fundit, kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk e futi fare në rend dite çështjen e bisedimeve teknike me Beogradin, në mungesë të një konsensusi ndërmjet tre grupeve më të mëdha parlamentare.
Sidoqoftë, në fillim të mbledhjes, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arsim Bajrami, tha se Kuvendi i Kosovës ka të drejtë të dijë përmbajtjen e bisedave që zoti Holkeri po bën me liderët, duke anashkaluar, sipas tij, institucionin e Kuvendit: “Kërkoj në emër të grupit parlamentar që kjo çështje të mos zbritet në nivel të çështjeve teknike, por ne të marrim përgjegjësitë që na takojnë dhe kërkoj që sot, nesër, apo edhe pasnesër dhe deri më datën 13, ky Kuvend të jetë i mbledhur vazhdimisht dhe të ushtrojë përgjegjësitë që ka. E di se është e vështirë arritja e një konsensusi, por kjo është më e lehtë të arrihet në Kuvend, sesa në takime me liderët, që zbresin nivelin e Kosovës, pasi Kosova tani ka një demokraci institucionale”, tha zoti Bajrami duke kërkuar që Kuvendit t’i drejtohen, përveç kryeministrit që e ka bërë këtë, edhe kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova dhe shefi i UNMIK-ut Harri Holkeri.
Dhe, përderi sa përfaqëuesit e LDK-së, nuk kanë diskutuar për këtë çështje, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Bujar Dugolli, tha se diskutimi pa konsensus paraprak është i panevojshëm:
“Unë them që deri sa partitë qeverisëse nuk kanë arritur konsensusin e duhur, mendoj se është e panevojshme që ne të debatojmë për ndonjë gjë, kur nuk kemi konsensus ndërpartiak. AAk nuk mund të bëjë konsensus me asnjë parti, pa kompletimin e qeverisë, pa transferimin e kompetencave dhe pa kompletimin e qeverisë me ministrinë e rendit, atë të jashtme dhe të drejtësisë, si minumum”.
Më pas, fjalën e ka marë kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, i cili fillimisht ka vlerësuar se në takimin e mbrëmshëm qe bërë një lëvizje pozitive drejt përmbushjes së kërkesave të palës kosovare, para se të shkohet në bisedime: “Unë kam theksuar edhe më herët se konsensusin duhet ta ruajmë si sytë e ballit për hir të interesave të qytetarëve të Kosovës, por duhet të diskutohet se për çfarë lloj konsensusi – konsensus për pavarësinë e Kosovës, apo konsensus për procesin, që në fakt e largon Kosovën nga rruga e pavarësisë”, tha zoti Thaçi.
Mirëpo, kryetari i Kuvendit Nexhat Daci, pasi shpjegoi rrjedhën e takimit të mbrëmshëm në UNMIK ndërmjet Holkerit, Kuintit dhe udhëheqjes së Kosovës, ka insistuar që propozimi i PDK-së të hidhet në votim, për ç’gjë kanë votuar 26 nga 96 deputetë të pranishëm, ndërkohë që nuk është kërkuar votim kundër dhe as abstenim, por AAK ka shpjeguar se abstenonte nga votimi, pasi nuk kishte konsensus paraprak.
Pas akuzave të ndërsjella për shkelje procedurale apo për presion të pakicës mbi shumicën ndërmjet kryeparlamentarit Daci dhe kryedeputetit të PDK-së, Arsim Bajrami, është shpallur një pauzë, pas të cilës seanca e Kuvendit ka vazhduar me miratimin e disa ligjeve, ndërkohë që nuk dihet nëse do të bëhet i njohur në të ardhmen qëndrimi i Kuvendit lidhur me bisedat teknike me Beogradin.