Ndërlidhjet

RIAD


Të gjitha misionet amerikane në Arabinë Saudite sot janë mbyllur për shkaqe sigurie, pas paralajmërimeve për sulme terroriste në mbretërinë.
Ambasada amerikane në Riad tha se vazhdon të marrë "informata të besueshme" se terroristët në Arabinë Saudite kanë kaluar në "fazën operacionale të sulmeve të planifikuara".
Në Uashington, zëdhënësi i departamentit të shtetit Richard Boucher tha: "Ambasada u bën thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë në Arabinë Saudite të jenë tejet vigjilentë kur ndodhen në zona që shihen si zona amerikane apo perëndimore", tha Boucher.
Në mbretërinë saudite jetojnë rreth 35 mijë shtetas amerikanë.
Ndërkohë, departamenti për Sigurinë e Brendshme ka paralajmëruar se rrjeti terrorist Al-Kaida mund të planifikojë sulme me aeroplanë transportues në objektivat në Shtetet e Bashkuara, e sidomos në reaktorët bërthamorë.
Zëdhënësi Brian Roehrkasse gjithashtu tha se kryengritësit talibanë mund të përpiqen të rrëmbejnë gazetarë amerikanë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG