Ndërlidhjet

MOSKË


Zyrtari i lartë iranian për energjinë bërthamore, Hasan Rowhani, i bëri të ditur sot presidentit rus Vladimir Putin, ndërprerjen e aktiviteteve të pasurimit të uraniumit dhe lejimin e inspektimeve të plota ndërkombëtare të aktiviteteve bërthamore të Iranit.
Hasan Rowhani, shefi i çështjeve bërthamore të Iranit, tha se qeveria e tij do të dërgojë një letër Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore të Kombeve të Bashkuara, ku do të konfirmohet ky zotim.
Hasan Rowhani gjendet në Moskë për t'u takuar me presidentin rus Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë.
Aktivitetet bërthamore të Iranit kanë rritur shqetësimin ndërkombëtar lidhur me faktin se Irani mund të jetë duke zhvilluar prodhimin e një bombe bërthamore.
XS
SM
MD
LG