Ndërlidhjet

TIRANË


Polica e Shqipërisë ka arrestuar dy persona të dyshuar për terrorizëm dhe posedim të pajisjeve shpërthyese, që do të mund të aktivizoheshin prej së largu. Zëdhënësi i ministrisë së rendit, Engjëll Hysi ka thënë sot se Pjetër Baba dhe Lulzim Cani ishin arrestuar të premten në Shkodër. Policia ka thënë se në shtëpitë e tyre është gjetur edhe armatim dhe municion. Pas sulmeve terroriste në Turqi, gjatë javës së kaluar, në Shqipëri janë shtuar masat e sigurisë për-rreth ndërtesave qeveritare dhe publike, ndërsa pjesëtarë të policisë dhe agjentë të sigurisë janë angazhuar në mbrojtjen e ambasadave.
XS
SM
MD
LG