Ndërlidhjet

PRISHTINË


Së paku një përfaqësues i Bankës Botërore është lënduar, disa vetura të policisë janë djegur dhe janë dëmtuar automjete të tjera të Unmikut, pas sulmeve të sotme të qytetarëve serbë në pjesën veriore të Mitrovicës, kanë thënë zyrtarë të administratës ndëtrkomëtare në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili së bashku me anëtarët e delegacionit të Bankës Botërore, ishte sulmuar nga qytetarët serbë, ka deklaruar se "në pjesën veriore nuk funksionon as rendi e as ligji". Minsitri serb në qeverinë e Kosovës, Bogdanoviq ka vlerësuar si provokuese vizitën e kryeministrit në këtë pjesë të Mitrovicës.
XS
SM
MD
LG