Liderët e Bashkimit Evropian, në samitin e mbajtur sot, janë pajtuar rreth marrëveshjes për mbrojtje që do ta shtojë aftësinë e Bashkimit për të zhvilluar operacione ushtarake. Sipas kësaj marrëveshjeje, Bashkimi Evropian do ta formojë një njësit planifikues në selinë ushtarake të NATO-s që do t,i udhëheq misionet evropiane, por me ndihmën e Aleancës Veriatlantike. Shtetet e Bashkuara më parë kishin hedhur posht planet e mëherëshme për seli tjetër ushtarake si kërcënim për NATO-n. Ujdia është arritur sot ditën e parë të samitit ku temë qendrore megjithate është miratimi i Kushtetutës së parë të Bashkimit Evropian. Kryeministri britanik Toni Bler ka thënë se bisedimet në këtë temë do të jenë të vështira:
"Rëndësia e marrëveshjes rreth Kushtetutës qëndron në faktin se Evropa tash do të zgjërohet dhe do të ketë 25 vende anëtare dhe si e tillë do të paraqet tregun më të madh ekonomik në botë. Është interes vital i Britanisë së Madhe të angazhohet dhe të bëjë që Bashkimi Evropian të funksionojë efektivisht", ka thënë kryeministri britanik Toni Bler.
Kontesti rreth kushtetutës qëndron te konfrontimi i qëndrimeve ndërmjet Gjermanisë e Francës në njërën anë dhe Spanjës e Polonisë në anën tjetër. Madridi dhe Varshava kërkojnë që të rrespektohet Marrëveshja e Nicës sipas të cilës të gjitha vendet pavarrësisht nga numri i banorëve do të kenë votë të njetë, ndërsa Berlini dhe Parisi janë kundër saj dhe kërkojnë të drejta më të mëdha për vendet me popullatë më të madhe. Kryeministri britanik Toni Bler ka mbështetur edhe vendimin e Uashingtonit që kompanive të vendeve që nuk kanë mbështetur luftën kundër Irakut të mos u lejohet miratimi i projekteve për rindërtimin e këtij vendi:
"Është shumë e rëndësishme të theksohet se kemi të bëjmë me para amerikane që do të shpenzohen në rindërtimin e Irakut dhe është çështje e amerikanëve që të vendosin se si do të shpenzojnë paratë e veta".