Ndërlidhjet

MADRID


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush arriti në Madrid, në kuadër të turneut të tij të parë evropian. Ai u takua me kryeministrin spanjoll, Jose Maria Aznar. Në një kumtesë të përbashkët, pos tjerash, thuhet se ata dënojnë “ekstremistët, siç janë disa në Maqedoni, që po rrënojnë proceset demokratike me përdorim të dhunës”. “Të dy vendet tona do ti kryejnë obligimet lidhur me operacionet e udhëhequra nga Nato-ja në Bosnjë dhe në Kosovë”, thuhet në kumtesën e përbashkët pas takimit ndërmjet kryeministrit të Spanjës, Joze Maria Aznar dhe presdientit të Shteteve të Bashkuara, George Bush.
XS
SM
MD
LG