Ndërlidhjet

ANKARA


Një aeroplan i lehtë luftarak amerikan, i tipit F-16, është rrëzuar në qytetin Batman të Turqisë juglindore, për shkaqe jo plotësisht të njohura. Piloti, i cili arriti të shpëtonte duke u lëshuar me parashutë, tha se aksidenti ndodhi mbase për shkak të një difekti në krahët e aeroplanit, ndërsa ky ishte nisur për një mision patrullimi në zonën e ndalim-fluturimit, në veri të Irakut. Zona e ndalim-fluturimit është përcaktuar pas luftës së Gjirit, si masë për të mbrojtur kurdët e atjeshëm nga sulmet e forcave irakene.
XS
SM
MD
LG