Ndërlidhjet

HAGË


Gjenerali kroat me origjinë nga Kosova, Rahim Ademi, ka arritur në Hollandë sot, ku i është dorëzuar vullnetarisht Gjykatës Ndërkombëtare për Hetimin e Krimeve të Luftës me bazë në Hagë. Zëdhënësi i Gjykatës, Jim Landale, tha se zoti Ademi do të paraqitet shumë shpejt, ndoshta që nesër, në seancën e parë para panelit të gjykatësve. Sipas zëdhënësit të Hagës, gjenerali është akuzuar për persekutime me sfond politik, racial dhe religjioz të kategorizuara këto si krime kundër njerëzimit për rolin e tij në luftën serbo-kroate të viteve ‘91-‘95. Vetë Ademi, tha përpara nisjes se ndjehej krenar për rolin e tij në
luftë dhe se nuk u trembej akuzave të gjykatës së Hagës. “Nuk kam bërë asgjë të gabuar në luftë dhe do ta provoj këtë. E kam ndërgjegjen plotësisht të pastër” – ka deklaruar Rahim Ademi.
XS
SM
MD
LG