Ndërlidhjet

PRISHTINË


Lideri politik i kryengritësve shqiptarë, Ali Ahmeti ka thënë se UÇK-ja po ndjek me brengosje dhunën në Maqedoni, që kur liderët politikë arritën marrëveshjen e Ohrit, dhe ka akuzuar Shkupin se po vazhdon me represionin e popullësisë shqiptare duke djegur shtëpitë, objektet fetare dhe pronat e tyre. Ai ka thënë në një komunikatë se trupat maqedonase po përdorin helikopterë, avionë, tanke dhe armë të të gjitha kalibrave kundër fshatrave rreth Shkupit dhe Tetovës. Ali Ahmeti i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të rrisi praninë në rajon, veçanërisht numrin e vëzhguesve në të gjitha zonat e luftimeve, me qëllim të mbikëqyrjes të situatës.
XS
SM
MD
LG