Ndërlidhjet

CASTEL GANDOLFO/ITALI


Papa Gjon Pali i Dytë, gjatë meshës javore, ka dënuar diskriminimin racor si një shenjë që degradon humanitetin. Duke folur pesë ditë para fillimit të konferencës së Kombeve të Bashkuara kundër racizmit, Papa ka shfaqur keqardhje për rritjen e nacionalizmit, dhunës etnike dhe diskriminimit gjatë dhjetëvjtëshve të fundit.
Papa Gjon Pali i Dytë ka shfaqur shpresën se tubimi i OKB-së në Durban të Afrikës Jugore do të fuqizojë vullnetin për ndërtimin e botës së lirë të mbështetur në humanizëm.
XS
SM
MD
LG