Ndërlidhjet

SHKUP


Pas dite pritet të fillojë mbledhja e Parlamentit të Maqedonisë për të debatuar Marrëveshjen e paqes dhe reformat e dakorduara, që ishte caktuar të hapet në orën 11, por u shty për shkak se protestues radikalë maqedonas kishin bllokuar hyrjen në Parlament. Ambasadori i NATO-s në Shkup Hans-Joerg Eiff, ka thënë para reporterëve se beson që autoritetet do të gjejnë mënyrën që të zgjidhin problemin dhe të mbrojnë Parlamentin. Protestuesit kanë shfaqur pankarta me slogane anti-amerikane dhe anti-NATO dhe kundër ndryshimeve kushtetuese. Forcat e policisë kanë qenë aty, por nuk kanë intervenuar.
XS
SM
MD
LG