Ndërlidhjet

ZGJIDHJA PAQËSORE ËSHTË NË DUART TONA


Michel Einik, ambasador i SHBA-ve në IRJM

REL
Zoti ambasador, si diplomat me përvojë - a jeni të kënaqur me situatën aktuale në Maqedoni?

M. EINIK
Çështja më e rëndësishme tash është implementimi i procesit në teren. Nuk ka dyshim se koalicioni qeveritar është duke parallogaritur zgjedhjet e mundshme parlamentare dhe rrjedhimisht kemi faktorë të ndryshëm në këtë plan. Por, çështje kritike në të cilën duhet të fokusohen të gjithë, është që procesi paqësor - implementimi i marrëveshjes kornizë të shkoj përpara. Ne së shpejti presim epilog pozitiv të votimit dhe procesi i zbatimit të marrëveshjes do të vazhdojë.

REL
A e dëshirojnë komuniteti ndërkombëtar dhe Shtetet e Bashkuara paqjen në Maqedoni më shumë se vetë liderët vendor politik?

M. EINIK
Nuk pajtohem me këtë vlerësim. Unë jam një kohë të gjatë në Ballkan. Mendoj se duhet fokusuar në faktin se populli i Maqedonisë, si maqedonasit etnik ashtu edhe shqiptarët etnik, kanë rezistuar në shkallë të gjërë qasjen e dhunshme. Nëse ju kujtohet, konfliktet e mëhershme në Ballkan shumë shpejt shpërthenin në luftë civile. Kjo nuk ka ndodhur këtu. Duhet të keni parasysh edhe ate që këtu nuk ka ndodhur. Pra, nuk ka ndodhur që konflikti të dalë jasht kontrrollit dhe ne tash kemi zgjidhjen paqësore në duart tona.

REL
Mendoj se misioni i NATO-s në Maqedoni duhet të zgjërohet. A keni pasur diskutime me qeverinë e Maqedonisë në këtë temë?

M. EINIK
Nuk është e qart se si do ta mbeshtet komuniteti ndërkombëtar implementimin e procesit paqësor. Gjithsesi është e domosdoshme vazhdimësia e ndërtimit të masave të mirëbesimit. Kemi disa çështje të sigurisë dhe ende nuk kemi vendosur se si do t’u qasemi atyre. Në zhvillim e sipër janë diskutimet në Kongresin amerikan, në Bruksel, dhe në OSBE në Vjenë si dhe në mekanizmat për zbatimin e këtyre masave, por deri më tash ende nuk është marrë ndonjë vendim.

REL
A është vazhdimi i misionit në Maqedoni temë e bisedimeve të ambasadorit Pardju sot në Moskë me ministrin rus të punëve të jashtme Ivanov?

M. EINIK
Nuk dëshiroj të komentoj bisedimet e ambasadorit Pardju në Moskë. Ai atje është për të njoftuar rusët me zhvillimet këtu.

REL
A mund të komentoni hulumtimet e bëra dje sipas të cilave vetëm 3 për qind e maqedonasve mbështesin misionin e NATO-s në Maqedoni?

M. EINIK
Të dhënën për 3 për qind të atyre që mbështesin NATO-n nuk e kam parë. Ky është një proces shumë i vështirë. Shumë është bërë në drejtim të aprovimit të procesit nga maqedonasit. Mendoj se sa më shumë që njerëzit do të kuptojn hollësitë e marrëvreshjes kornizë, niveli i mbështetjes për procesin paqësor do të shtohet.

XS
SM
MD
LG