Ndërlidhjet

DURBAN


Ministri i jashtëm i Afrikës së Jugut dhe kryesues i konferencës kundër racizmit, Nkosazana Zuma, u tha delegatëve se ka një pajtim të përgjithshëm në komitet rreth dy teksteve kundërthënëse. Konferenca, e cila duhej të përfundonte dje, i zgjati punimet edhe sot, ndërsa pritet nga çasti në çast, të mbahet sesioni plenar që do duhet të votojë deklaratën finale. Shtetet islamike thonë se kanë pranuar kompromisin në seksione që përmendin direkt Lindjen e Mesme, por shtojnë se kanë ende rezerva mbi çështjen palestineze.
XS
SM
MD
LG