Ndërlidhjet

LIMA


Sekretari shtetëror amerikan, Colin Powell ka ndërprerë qëndrimin në Peru, pas sulmeve të fundit terroriste në Shtetet e Bashkuara. Colin Powell ka thënë se një tragjedi e madhe ka goditur Shtetet e Bashkuara. Ai ka shtuar se sulmet nuk do të ndikojnë në natyrën e shoqërisë amerikane. “Shtetet e Bashkuara do të zbulojnë përgjegjësit për këto sulme dhe ata do t’i sjellin ata para drejtësisë”-ka deklaruar Colin Powell.
XS
SM
MD
LG