Ndërlidhjet

BERLIN


Dhoma e ulët e parlamentit gjerman ka votuar me 565 vota pro dhe 40 kundër, një rezolutë që bën thirrje për, siç thuhet, “përgjigje të duhur ushtarake anti- terrorizmit”. Kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, deklaroi se “Gjermania është e gatshme të përballojë rreziqe, qoftë të natyrës ushtarake, por jo edhe t’u hyjë aventurave”. Më tej Schroeder tha se, megjithatë, gjermanët dhe europianët dëshirojnë të arrijnë solidaritet të pakufizuar me Shtetet e Bashkuara, lidhur me të gjitha masat e nevojshme kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG