Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet ndaj Pakistanit dhe Indisë pasi dy rivalët aziatikë, në vitin 1998, ngritën një valë alarmi me testimet e para të armatimeve të tyre bërthamore. Pakistani dhe India mirëpritën heqjen e kufizimeve, pasi ato kushtëzonin ndjeshëm shitjet ushtarake dhe asistencën financiare dhe ekonomike. Në një memorandum drejtuar Sekretarit të Shtetit, Colin Powell, presidenti George Bush vëren se prania e vazhdueshme e sanksioneve “nuk është në interes të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.
XS
SM
MD
LG