Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik, Toni Bler, u shpreh se janë të pakundërshtueshme faktet që lidhin Osama bin Ladenin me sulmet terroriste kundër Shteteve të Bashkuara. Në sesionin urgjent të parlamentit britanik, para udhëtimit për në Moskë, kryeministri Bler tha se nëse regjimi taliban i Afganistanit nuk përmbush kërkesat e Shteteve të Bashkuara, mes të cilave edhe dorëzimin e bin Ladenit, komuniteti ndërkombëtar do ndryshojë regjimin e atjeshëm. Toni Bler pritet të ketë bisedime jo zyrtare sigurie me kreun e shtetit rus, Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG