Ndërlidhjet

KAIRO


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Ramsfelld, ka mbërritur në Kairo, në ndalesën e tretë të turneut në katër shtete të Gjirit Persik. Kairoja zyrtare ka thënë se do të mbështesë luftën eventuale të Shteteve të Bashkuara por nuk do të marrë pjesë me trupa. Presidenti Hosni Mubarak deklaroi se sekretari Ramsfelld nuk ka kërkuar pjesëmarrje ushtarake të Egjiptit, ndërsa vetë Ramsfelld ka thënë se bashkëpunimi në fushën e zbulimit, do të jetë bosht i bisedimeve me Egjiptin, vend-lindje e shumë pasuesve të Osama bin Ladenit dhe aderuesve të rrjetit Al Kaida.
XS
SM
MD
LG