Ndërlidhjet

KABUL


Grupe opozitare në Afganistan pretendojnë të kenë arritur disa fitore kundër policisë rezerviste Taliban. Ata deklarojnë të kenë vendosur kontrollin në tre fshatra të provincës Samangan dhe të kenë avancuar në Mazar-i-Sharif. Një komandant i lartë i opozitës Aleanca Veriore, Atta Mohamed, ka thënë se 80 ushtarë dhe tre komandantë talibanë kanë dezertuar dhe i janë bashkuar opozitës. Që të dyja formacionet, opozita dhe policia rezerviste taliban, deklarojnë të kenë marrë nën kontroll provincën qendrore Gor, por raportet nuk konfirmohen nga burime të pavarura.
XS
SM
MD
LG