Ndërlidhjet

BEOGRAD


Organizata e njohur ndërkombëtare, Hjumën Rajts Uotc, raporton se ka grumbulluar fakte që implikojnë ish presidentin jugosllav Sllobodan Milloshevic dhe bashkëpunëtorë të tij të afërt në mizori sistematike në Kosovë. Elizabet Andersen, drejtoreshë e seksionit për Europën dhe Azinë Qendrore, tha sot se Milloshevici është vetëm një emër në listën e gjatë të ish udhëheqësve serbë dhe jugosllavë përgjegjës për ato krime, një pjesë e të cilëve vazhdojnë të mbajnë pozicione të rëndësishme edhe sot.
XS
SM
MD
LG