Ndërlidhjet

ISLAMABAD-


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld arriti në Pakistan në kuadrin e turneut vendeve të cilat i kanë ofruar mbështetje operacionve ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Afganistan.
Ramsfeld arriti në Pakistan nga Uzbekistani ku deklaroi se operacionet ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Afganistan në përballjen me rrjetet terroriste po tregojnë suksese që mund të maten.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes do të bisedojë me presidentin e Pakistanit, Pervez Musharaf dhe prej andej udhëton në Indi, e më parë qëndroi në Rusi dhe në Taxhikistan.
XS
SM
MD
LG