Ndërlidhjet

BEOGRAD


Rreth 30 pjestarë të forcave speciale të policisë serbe blokuan para dite me autoblinda magjistralen Novi Sad-Suboticë, duke protestuar për shkak të arrestimit dhe dorëzimit të dy vëllezërve Banoviq në Tribunalin e Hagës për krime lufte.
Policët protestues deklaruan se ata ishin mashtruar lidhur me arrestimin e vëllezërve Banoviq, sepse u ishte thënë se duhej të arrestonin persona që kishin bër vepra të rënda penale.
Ata kanë thënë se nuk do të marrin më pjesë në arrestime të personave të kërkuar nga Tribunali i Hagës dhe kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Dushan Mihajlloviq.
XS
SM
MD
LG