Ndërlidhjet

DUSHANBE


Ambasadori i Aleancës Veriore në Taxhikistan, Said Ibrohim Hikmat ka thënë se talibanët e kanë lëshuar qytetin krsyesor në jug të Afganistanit, Kandaharin, pas kryengritjes popullore dhe qyteti ka rënë në duart të liderëve fisnorë- kundërshtarë të milicisë talibane.
Ndonëse forcat e Aleancës Veriore nuk kanë hyrë në Kandahar, ”aleatët tanë kanë marr kontrollin”, ka thënë ambasadori Hikmat.
Forcat talibane kishin lëshuar më parë edhe Jalalabadin në duar të komandantëve vendorë me prejardhje etnike pashtune.
Njëkohësisht forcat e Aleancës Veriore po konsolidojnë marrjen e kryeqytetit Kabul, kurse aviacioni amerikan ka goditur forcat talibane në ikje e sipër në lindje dhe jug të kryeqytetit afgan, pas rënjes së tij.
XS
SM
MD
LG