Ndërlidhjet

SHKUP


Në përfundim të aprovimit të ndryshimeve, në Kushtetutën e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Arbër Xhaferri, u shpreh se “tani mbetet të riparohet mentaliteti që krijoi konfliktet etnike”.
Arbër Xhaferri tha se pret që gjendja të lehtësohet dhe refugjatët të kthehen në shtëpitë e tyre.
Për të njëjtën temë, anëtari i Partisë Social-Demokrate të Maqedonisë, Gjorgji Spasov, deklaroi se “deputetët të cilët votuan në favor të ndryshimeve, kanë kontribuar në bashkëjetesën e të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga kombësia e tyre”.
XS
SM
MD
LG