Ndërlidhjet

ALMA ATA


Qeveria e Kazakstanit ka formuar një komision special, i cili do të merret me një deponi masive antraksi, që ka mbetur nga koha e programeve për armë biologjike të Bashkimit Sovjetik, në një ishull në detin e Aralit ku testoheshin këto armë.
Egziston droja se nga ky ishull, të cilin e ndajnë Kazakstani dhe Uzbekistani, sporat e antraksit apo patogjenet tjera mund të përhapen në sipërfaqet tokësore.
Shtetet e Bashkuara dhe Uzbekistani, të cilit i takon pjesa më e madhe e ishullit të kontaminuar, kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë 6 milion dollarë për pastrimin e ishullit. Në programin e pastrimit pritet të marrin pjesë edhe ekspertë amerikanë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG