Ndërlidhjet

KUNDUZ


Vazhdojnë luftimet sporadike në qytetin Kunduz, ku vlerësohet se gjenden rreth 15 mijë afganë dhe të huaj, të rreshtuar në njësitet talibane.
Paralelisht me vazhdimin e negocijatave për dorëzimin e tyre, forcat e Aleancës Veriore kanë shkallëzuar ofensivën, mbështetur edhe nga bombarduesit amerikanë. Trupa të Shteteve të Bashkuara në jug të Afganistanit, njoftojnë se po përdorin një teknologji të re për të hetuar vend-ndodhjen eventuale të Osama bin Ladenit, ndërsa aeroplanë të sofistikuar po gjuajnë predha në guvat dhe tunelet ku mendohet të jetë strehuar ai.
XS
SM
MD
LG