Ndërlidhjet

NANTË


Liderët e Francës dhe Gjermanisë, presidenti Zhak Shirak dhe kancelari Gerhar Shrëder, thanë gjatë takimit të përbashkët në Nantë, se cdo qeveri e ardhshme në Afganistan duhet të respektojë të drejtat e njeriut dhe të reflektojë përbërjen shumë-etnike të vendit. Ndërkaq, i dërguari i posacëm i Kombeve të Bashkuara për Afganistanin, njoftoi se konferenca e liderëve afganas e planifikuar për tu mbajtur të hënën në Bon, është shtyrë për të martën. Lakdar Brahim tha se shtyrja u bë me qëllim që t’u jepet më shumë kohë delegatëve të grupeve të ndryshme afganase të mbërrijnë në Gjermani.
XS
SM
MD
LG